Maratona e Tiranës, vrapuesit nisin garën! Rreth 5 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të botës
Tetor 20, 2024
Nis Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet. Në orën 09:00, nga sheshi “Skënderbej” nisën maratonën vrapuesit e parë në kategorinë “Marathon 42 km”. Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km. Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme. Edicioni i tetë i maratonës ka mbledhur në kryeqytet rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë në kategori të ndryshme. Prej 8 vitesh, maratona është kthyer në një traditë për kryeqytetin. Ajo ka nisur në orën 09:00 dhe...