Volumi i dosjes, shtyn seancën paraprake për Berishën
Tetor 24, 2024
Seanca ku pritej që gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë, u shty për në datën 25 Nëntor. Shkak për shtyrjen u bë volumi i madh i dosjes dhe nevoja për kohë e mbrojtjes. Avokati Genc Gjokutaj: Seanca është caktuar, por janë 160 mijë faqe. Pjesa e leximit, s’duhet vetëm të lexohen, por edhe të selektohen kush janë të dobishme për çështjen. Çështja nuk ka as dyshimin më të vogël të arsyeshëm, do të kërkojmë pushimin e çështjes, pastaj vendimmarrja është e gjykatës...