“SPAK fshehu dokumentin, Rama ndryshoi destinacionin”, Berisha akuza Prokurorisë: Kursimet tona i administron vajza
Shtator 16, 2024
Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar kundërpërgjigjet ndaj akuzave të ngritura nga SPAK për çështjen “Partizani”. Në konferencën për mediat ku mori pjesë online, kryedemokrati tha se SPAK e fajëson atë edhe për një firmë që është vendosur nga Edi Rama në kohën që mbante detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës për ndryshimin e destinacionit të pronës. Sali Berisha, Kryetar i PD: Fshehin dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i...