PD do qeveri teknike, Demiraj: Nuk është garantuese e zgjedhjeve të lira, ministrat s’kanë mekanizma kontrolli
Tetor 19, 2024
I ftuari i kësaj të shtune në Televizionin Kombëtar Klan News ishte ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Në hapësirën me gazetarin Besard Jacaj, Demiraj veç zhvillimeve në Lindjen e Mesme si pjesë kryesore e bisedës, u ndal edhe tek kërkesa e opozitës shqiptare për qeveri teknike. “Duke qenë se PS ka qenë në pushtet për 3 mandate, unë mendoj se opozitës i takon që të zbatohet kjo kërkesë. Sa i takon funksionalitetit varet nga marrëveshja midis dy liderëve që do të firmosin këtë marrëveshje. Mirëpo, nisur nga eksperienca e 2017-ës, nuk mendoj se ministrat që do të jenë pjesë e këtyre...