Proda takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Bergner
Nëntor 8, 2024
Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim miqësor me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karlfried Bergner. Takimi në të cilin ishte i pranishëm dhe Oficeri i Kontaktit i BKA-së në Shqipëri, Christian Hensel, kishte qëllim të dyfishtë, prezantimin ndërmjet palëve, si dhe dorëzimin e një donacioni me pajisje kompjuterike që do të shkojnë në funksion të punës së Departamentit të Policisë Kriminale. Drejtor Proda, në fjalën e tij gjatë takimit me Ambasadorin dhe në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve, falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e...