Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vlerëson të gjithë futbollistët e Kombëtares Shqiptare për nivelin e arsimimit.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Duka tha se shkolla të mëson se si të mësosh në jetë.

“Padyshim që shkolla është e rëndësishme por jeta ka vërtetuar që ka dhe njerëz që nuk kanë bërë të gjitha nivelet e arsimit dhe janë të suksesshëm në jetë, por ato janë përjashtime. Shkolla nuk është se të mëson gjithçka, por të mëson se si të mësosh në jetë, sepse e gjithë jeta është shkollë.

Për t’u bërë futbollist është shumë e vështrirë që të bëhesh vërtetë edhe një student i mirë. Por sot në fakt rinia dinë t’i gjejnë balancat dhe t’i bëjnë të dyja. Futbollistët e kombëtares janë të gjithë intelektualë”, u shpreh Armand Duka.

Presidenti i FSHF tregoi edhe se kush nga vëllezërit dhe motra e tij, Anita dhe Agroni, kanë mësuar më shumë.

“Gjyshi im që më ka vënë emrin, i cili quhej Ramadan Duka, ma ka vendosur Armand Duka. Të tre kemi qenë me nota të mira. Anita ka qenë pak më ambicioze se ne. Agroni ka qenë më shumë i mirë, i fundit unë. Unë nuk e di nëse kam shkëlqyer në ndonjë lënd. Me 10 kemi mbaruar ne të gjithë. Gjyshja ime na kishte ngulitur në mend që e vetmja mundësi për të jetuar në atë kohë është që duhet të marrë një diplomë. Më shumë kam qenë i mirë në gjërat ekzakte. Gjyshja ime më thoshte duhet të marrësh diplomën leji teserat e partisë. Këtë gjë më ka injektuar dhe mami e babi”, tha Armand Duka.

/tvklan.al