Armand Duka i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, përveç futbollit ka folur edhe për pasionin e tij për notin dhe dashurinë për detin.

Alketa: Nga të gjitha plazhet që ke eksploruar në bregdetin tonë, cili është ai vend që do të veçoje?

Armand Duka : Shpella e Nezhajve në Karaburun, shumë e bukur duhet të zhytesh që të futesh ne shpellë. Mua me pëlqen të notoj kur deti nuk është i qetë dhe aty nuk është një terren i lehtë./tvklan.al