Armëpushim i brishtë ai mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, ku tensionet veçanërisht në kufirin mes dy vendeve janë të ndjeshme, siç bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.
Hezbollahu dhe autoritetet palestineze akuzuan Izraelin për dy raste të të shtënave me armë drejt banorëve të zonave në jug të Libanit, ku u plagosën 2 persona.
Në njërin nga rastet, ushtria izraelite shënjestroi edhe disa automjete që lëviznin në rrugë, të cilat i konsideroi si të dyshimta.
Hezbollahu akuzoi Izraelin se kishte goditur libanezët që riktheheshin në shtëpitë e tyre me hyrjen në fuqi të armëpushimit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se pavarësisht se e pranoi armëpushimin 60-ditor, ushtria e vendit të tij është vigjilente për të detyruar Hezbollahun ta zbatojë atë.
“Çdo devijim nga marrëveshja do të përballet me zjarr”, tha Netanjahu.
Sipas Reuters, edhe këtë të premte, Izraeli mban jashtë funksionit sistemet satelitore në jug të Libanit dhe GPS-në.
Sipas marrëveshjes, ushtria libaneze merr nën kontroll zonat jugore të vendit, që deri para bombardimeve izraelite ishin nën zotërimin e militantëve të Hezbollahut.
Tv Klan