Nuk prodhoi fitues miqësorja mes Chelsea dhe Interit, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”, mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte titullar për skuadrën italiane deri në minutën e 58-të, kur u zëvendësua nga Frattesi.

Sa i përket miqësores, Interi kaloi në avantazh i pari në minutën 26-të me sulmuesin Marcus Thuram që shënoi pas një asisti të marrë nga Correa.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta foli më shumë për skuadrën angleze. Pas disa tentativave të dështuara, në minutën e 90-të londinezët gjetën rrugën e rrjetës.

Ugochukwu barazoi shifrat në 1-1, duke mposhtur portierin zikaltër, Yann Sommer. /tvklan.al