Në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar astrologia Liza Gjika. Duke qenë se jemi në prag të pranverës, ajo bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit. Sipas saj stina e pranverës do të vijë me ndryshime të mëdha, por jo të gjithë do të jenë të “përkëdhelur” për të pasur gjëra pozitive.

Liza Gjika veçoi tre shenjat më favorite për këtë periudhë. Ndërkohë duke u bazuar dhe tek numerologjia, astrologia paralajmëroi të gjithë të lindurit në datën 7, pasi do të hasen me probleme të mëdha. Nuk do të mungojnë as momentet romantike, apo lidhjet e papritura.

“Favoritë të vitit kam thënë që në fillim që janë Shigjetari, Demi dhe Virgjëresha. Kanë filluar ndryshimet dhe kush është Shigjetar në këtë moment ka ndjerë ndryshimet, më tepër Shigjetarët të Nëntorit se sa ata të Dhjetorit. Më pas vijnë Demët dhe Virgjëresha. Sa i takon periudhës që jemi, që futemi në pranverë, kemi Dashin favorit që futet në zonën e tij. Ndjehet mirë, ndjehet optimist, por do të ndjehet dhe pak i zhgënjyer me punën sepse nxitohet më tepër nga sa duhet. Duhet të jetë pak më i kujdesshëm. Në të njëjtën kohë Dashi si kreativ që është duhet të mendojë dhe një plan të dytë për të realizuar synimet. Ballë për ballë me Dashin kemi dhe Peshoren që do të ndjehet mirë. Për këtë sezon vere më të favorizuara do të jenë 3 shenjat e zjarrit, por do të jenë dhe shenjat e ajrit. Kurse shenjat e tjera do të jenë njësh me kohën pa ndonjë zhvillim interesant. Por, këtu ndikojnë numrat dhe datat. Personat e çfarëdolloj shenje, nëse kanë lindur në datën 7 do të kenë probleme shumë të mëdha. Përveç udhëtimeve shumë të bukura, gjërat e tjera do i kenë shumë të zvarritura dhe do i lodhin shumë”, tha astrologia.

Dashi – Ndjehen mirë, por dhe pak të zhgënjyer në sajë të punës që kanë bërë. Në të njëjtën kohë duhet të jenë dhe pak më të kujdesshëm. Dashi si kreativ që është duhet të mendojë dhe një plan të dytë për të realizuar synimet.

Demi – Do të ketë problem pak me grykët, ngacmohet shumë shpesh në këtë periudhë, por do të jetë mirë. Ka plane të mëdha, të forta, madje dhe shumë udhëtime.

Binjakët – Do të jenë shumë mirë sepse janë një nga shenjat e ajrit. Kanë gjëra të mrekullueshme, do të kenë dhe martesa.

Gaforrja – Nuk ndjehet në një pozicion shumë të mirë. Shenjat ndjehen mirë në pozicionet e tyre, sepse varet nga pozicionet e planetet. Por, Gaforret nuk ndjehen shumë mirë. Lidhjet e gjata janë pak toksike, ose përfundojnë një herë e përgjithmonë, ose fillojnë dhe rindërtohen. Ndjehen pak të zvarritur, por ky vit u jep përfundim një herë e mirë gjërave. Puna nuk është fort mirë, do të kemi pengesa që vijnë kryesisht nga e kaluara.

Luani – Është në trekëndëshin e zjarrit, ndjehet shumë mirë dhe shumë komfort. Ndjehen shumë të fuqishëm dhe të sigurt. Kanë plane shumë të mëdha të cilat do i shpalosin dhe ky do të jetë një vit suksesi për ta. Lidhja sentimentale do të jetë shumë e mirë, por ama nuk do të shkojë shumë mirë ana profesionale. Prandaj duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Virgjëresha – Siç e thamë, është e treta në radhë që është e favorizuar. Ka negociata, ka takime me njerëz shumë të suksesshëm dhe do të merren me gjëra shumë serioze. Kanë plane shumë të mëdha, por nuk duhet të nxitohen, duhet të kenë gjithmonë një plan B.

Peshorja – Ndodhen përballë Dashit, ndjehen mirë dhe mjaft të sigurt. Por, duhet të jenë të sigurt në zonën dhe periudhën e vet, në vjeshtë. Zona më e sigurt e Peshoreve është vetëm vjeshta.

Akrepi – Është i qetë, tani për tani. Kanë plane shumë të bukura, të cilat do i shpalosin pak më vonë. Do u japë udhëtime dhe oferta shumë të mira. Akrepi nuk nxitohet në çështje ekonomike, kështu që do i zgjedhë ofertat. Do të zgjedhin atë që tringëllon më mirë, ose peshon më shumë në xhep.

Shigjetari – Janë të fortë dhe me shumë guxim. Po guxove fiton! I kanë punë shumë mirë dhe ndjehen shumë të fuqishëm në këtë periudhë.

Bricjapi – Kemi një Bricjap të fortë dhe shumë të guximshëm në këtë periudhë. Merr në dorë disa pozicione të shkëlqyera, por duhet që t’i zgjedhë këto pozicione. Duhet të punojnë fort, por nuk do të mungojnë as problemet me shëndetin, sidomos sa u takon alergjive.

Ujori – Kemi një martesë të shpejtë! Ka disa flirte. Janë njerëz paqësorë, ju pëlqen harmonia dhe rehatia. Në këtë periudhë do të kenë udhëtime shumë të bukura dhe oferta shumë të mira. Planet e tyre janë në zbatim e sipër.

Peshqit – Jemi tek zona e tyre, por kanë pasur disa konflikte të vogla dhe pasiguri. Megjithatë Peshqit do të fillojnë dhe të ndryshojnë, madje do të jenë mirë për 7 vite me radhë dhe do të kenë më shumë siguri. Dikush ka sjellë në jetë një fëmijë, dikush tjetër pret që të sjellë në jetë një fëmijë gjatë kësaj periudhe. Pra do të kemi shtime në familje./tvklan.al