Këto janë momentet e sulmit me armë ndaj ish-presidentit të Bolivisë Evo Morales. Pamjet janë shpërndarë nga ish-presidenti Evo Morales në rrjetet e tij sociale ku denonconte një tentativë arrestimi dhe një sulm të armatosur. Në pamje, Morales shfaqet pranë shoferit ndërsa në telefon ish-presidenti i Bolivisë thotë, “po na qëllojnë, po na arrestojnë, të ikim shpejt”.
Shoferi shfaqet i plagosur me gjak në kokë dhe gjoks. Ish-presidenti tha se i mbijetoi këtij atentati. Morales pretendoi se të shtënat erdha nga personat te panjohur ndërsa ai po udhëtonte drejt rajonit Chapare të Bolivisë, bastioni rural i ish-presidentit.
Banorët e kësaj zone bllokuan autostradën kryesore lindje-perëndim për dy javët e fundit në një demonstratë solidariteti pas shfaqjes së kërcënimeve të reja ligjore kundër Morales.
Morales, i cili shërbeu si presidenti i parë indigjen i Bolivisë nga 2006-2019, e përshkroi shpërthimin e armëve që goditi makinën e tij të dielën si pjesë e një komploti nga qeveria e Arce për ta larguar atë nga politika.
Ndërsa qeveria e Arce-it drejtoi gishtin Morales, duke pretenduar se lideri i së majtës organizoi një sulm ndaj vetes për të rritur popullaritetin përpara zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.
Tv Klan