Këta janë dy të rinjtë ndaj të cilëve këtë të mërkurë u lëshua breshëri automatiku.
Hamza Lici mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave Ai është vëllai i Ibrahim Licit, një personazh tejet i njohur dhe i akuzuar nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale.
Ibrahim Lici dyshohet se është autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër dhe ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.
Në Shkurt të këtij viti, pikërisht Hamza Lici reagoi për mediat për arrestimin e vëllait të tij në Turqi…(Lexo më shumë)
Arlind Bushati, 32-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e kësaj të mërkure në Shkodër, është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati të PD për Bashkinë e Shkodrës 2 vjet më parë.
32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që lëviznin me motor i kishin drejtuar armën teksa ndodhej në pedonalen e Shkodrës…(Lexo më shumë)
Ndërsa në Mars të 2022, godinës ku familja Bushati jetonte dhe kishte edhe biznes iu vendos tritol. Nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Në atë kohë, vetë Xhemal Bushati për policinë mohoi të kishte konflikte… (Lexo më shumë)
Kujtojmë se si pasojë e ngjarjes së sotme humbi jetën edhe Flutura Basha ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i plagosur rëndë. Ata u përplasën nga makina e Licit pasi ky i fundit humbi kontrollin si pasojë e të shtënave./tvklan.al