Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Korenë e Jugut. Të paktën 177 persona kanë humbur jetën pasi avioni me të cilin udhëtonin është përplasur me një mur teksa po ulej në pistën e aeroportit.
Fluturimi Boeing 737-800, i drejtuar nga linja ajrore Jeju Air kishte 181 pasagjerë në bord dhe po mbërrinte në aeroportin Muan nga Bangkok, Tajlandë.
Pamjet tregojnë avionin që doli nga pista e aeroportit dhe më pas u përplas me një mur para se të shpërthente në flakë.
Departamenti i zjarrfikësve thotë se ata besojnë se një goditje zogjsh dhe moti i keq është shkaku i përplasjes. Megjithatë, një hetim është në vazhdim.
Ndërkohë, raportohet për 2 të mbijetuar të cilët janë nxjerrë me shenje jete nga rrënojat, ndërsa përpjekjet e shpëtimit për të tjerë të mbijetuar vijojnë./tvklan.al