Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Avni Hoxha është kandidati i Partisë Demokratike, i cili do të konkurrojë më 12 Tetor për bashkinë e Durrësit, profesioni i tij është inxhinier. Përfshirja e Hoxhës në politikë është një eksperiencë e re për të. Biznesmeni Avni Hoxha rreth 55 vjeç, i njohur në qytetin e Durrësit në fushën e ndërtimit, ka vendosur të kandidojë për kryetar bashkie në qytetin bregdetar.

Duke pasur parasysh vlerat kulturore që ka qyteti i Durrësit, Hoxha mendon t’i kushtojë një vëmendje të veçantë. Kandidati demokrat u premton qytetarëve durrsakë infrastrukturë më të mirë dhe zgjerim të turizmit.

Avni Hoxha:- “Prioritetet e tjera të mëdha si qytet me mjaft resurse, si qytet arkeologjik, si qytet turistik, si port i madh, hyrja e Korridorit 8 dhe si qytet natyrisht mjaft tregtar, të gjitha këto duhet të merren në kosideratë dhe duhen bërë studimet urbanistike, të cilat sipas zonimeve dhe prioriteteve që ka Durrësi të marrin zhvillimin e vetë për t’i dhënë mundësi që të jemi të përgatitur për të bërë një Durrës sa më modern”.

Gazetarja:- A mendoni se shpërbërja e opozitës do të ndikojë negativisht në kandidimin tuaj?

Avni Hoxha:- “Nuk mendoj që komuniteti durrsakë, qytetarët e Durrësit nuk dinë të dallojnë opozitën reale dhe opozitën fiktive. Me opozitat reale në jemi në koalicion,  ndërsa opozitat fiktive nuk janë opozitë dhe natyrisht nuk do të mbështeten nga qytetarët e Durrësit”.

Gazetarja:- A keni frikë për ndonjë rrëshqitje votash?

Avni Hoxha:- “Jo nuk mendoj, s’e kam menduar këtë të ketë rrëshqitje votash, ne duhet të bëjmë punën tonë që atë elektorat që kemi dhe sa më shumë, se natyrisht unë bëjë një jetë civile dhe nuk mendoj se do të marrë vetëm votat e opozitës, por bashkia është e të gjithë qytetarëve. Jeta ime ka demonstruar mjaft mirë që unë kam miqësi si me të majtë, si me të djathtë”./tvklan.al