Gjykata e Vlorës i ka ndryshuar masën 14-vjeçarit i cili u kap teksa qarkullonte me një armë pa leje pranë banesës. Togat e zeza nuk vendosën arrest me burg, por detyrim paraqitje për të miturin, vendim që u cilësua i drejtë nga pala mbrojtëse.
“Nuk mund të paragjykojmë punën e prokurorisë dhe hetimet deri në këtë moment, derisa të dalë gjykata me një vendim përfundimtar. Por vlerësojmë që vendimi i dhënë sot është një vendim i drejtë, në respektim të ligjit”, tha avokatja Xhoana Hyka.
I pranishëm në gjykatë ishte edhe babai i 14-vjeçarit i cili pati një mesazh për prindërit: “T’u rrinë afër fëmijëve, sa më afër. T’i kontrollojnë, të komunikojnë, të bashkëpunojnë me institucionet arsimore”.
Adoleshentit veç armës iu gjet edhe 130 fishekë ndërsa ai tha se armën e kishte gjetur në një godinë të pabanuar. Rasti u denoncua nga vetë babai i tij pasi kishte parë një video në telefonin e djalit.
Klan News