Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka vendosur uljen e normës bazë të interesit me 0.25%. Reagimi vjen pas mbiçmimit të dukshëm të lekut gjatë javëve të fundit, i cili ka ardhur sipas Bankës së Shqipërisë, si pasojë e diferencës së normave bazë mes lekut dhe valutave të huaja.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor ndërbankar, duke shitur lekë për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës tonë kombëtare. Leku gjatë ditës së sotme është mbiçmuar sërish ndaj monedhës europiane dhe është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj dollarit amerikan.

Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj euros ndërkohë që monedha që pati ecurinë më pozitive në tregjet valutore ishte jeni japonez. Monedha japoneze shënoi nivelet më të larta të dy muajve të fundit, si ndaj dollarit amerikan ashtu edhe ndaj euros./tvklan.al