Rrëfimi në publik nuk është një gjë e lehtë, sidomos për dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama dhe John McCain.
Gjatë një forumi për fenë të organizuar në Kaliforni dhe të transmetuar direkt në CNN dhe Fox News kandidatët u pyetën se cila kishte qenë fiaskoja më e madhe në jetën e tyre. Për Obamën ishte eksperimentimi me drogën.
“Kam patur një fëmijëri të vështirë, thotë ai. Babai nuk gjendej asnjëherë në shtëpi. Gjatë kësaj kohe nisa të eksperimentoja me drogën. Në vitet e adoleshencës nisa dhe të pija çka tregon edhe një anë egoiste të vetes sime. Isha aq i fiksuar me veten dhe arsyet për të cilat isha kaq i pakënaqur sa nuk arrija dot të fokusohesha tek të tjerët.”
Në seancën e drejtuar nga predikuesi i famshëm, Rick Warren, republikani John McCain u rrëfye për martesën e tij të parë të dështuar.
McCain u premtoi amerikanëve se nëse do të bëhej president do të kapte kryeterroristin Osama bin Laden edhe nëse do i duhej ta ndiqte atë deri në portat e ferrit./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle