Sekretari për marrëdhëniet publike në partinë socialiste përgënjeshtori deklaratën e liderit të opozitës Berisha pas vizitës në Vjenë. Sipas Bardhyl Agasit ndërkombëtarët nuk janë pajtuar me lëvizjen “Nano ik!” duke e cilësuar atë një rrezik për stabilitetin në vend. Lufta politike, sipas tyre, duhet të zhvillohet në kuvend dhe jo në rrugë dhe se duhet respektuar mandati i shumicës deri në zgjedhjet e ardhshme të qershorit 2005 (dy mijë e pesë).
Bardhyl Agasi: “Me gjithë qëndrimet e hapura të përfaqsusve në Vjenë, zoti Berisha, siç deklaroi edhe dje, duket se nuk ka ndërmënd të reflektojë, por të vazhdojë në rrugën e zgjedhur, atë të protestave për të rrëzuar qeverinë e kualicionit për integrim. Por kjo mbetet në esap të tij se siç thotë populli ‘i bën llogaritë pa hanxhin’.”
Sipas Agasit, përfaqësuesit në Vjenë i kanë kërkuar kryeopozitarit që opozita të bashkëpunojë me mazhorancën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. /tvklan.al