Në Barometrin Botëror të Turizmit për vitin 2024 publikuar së fundmi, Shqipëria renditet për rritjen më e lartë në Evropë, duke kryesuar listën me +80% të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019 para pandemisë.

Në këtë renditje vihet re se Shqipëria lë pas Maltën dhe Serbinë, përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë. Por në këtë barometër për turizmin, vendi ynë lë pas edhe shtete të cilat kanë qenë kryesuese në turizëm si Spanja dhe Greqia.

Ndër të tjera referuar Barometrit Botëror të Turizmit për vitin 2024, Shqipëria kryeson listën e vendeve në Europë që arkëtuan më shumë të ardhura nga turizmi me rritje prej +136% dhe duke u renditur në 4 shtetet kryesore në rang global, pas Kuvajtit, El Salvadorit dhe Arabisë Saudite.

Shqipëria vijon të mbetet ndër destinacionet gjithnjë e më të kërkuara tashmë edhe për turizmin gjithëvjetor, jo vetëm nga turistët europianë, por edhe nga kontinente të tjera, kjo edhe falë jehonës nga mediat me prestigjioze ndërkombëtare.

Klan News