Mes analistit Baton Haxhiu dhe Belind Këlliçit të PD-së ka patur replika në emisionin Opinion në Tv Klan për çështjen e inceneratorëve dhe pagesave prej tyre, duke marrë shkas nga deklaratat e Arben Ahmetajt javën e kaluar.

Analisti Baton Haxhiu insinuon se Këlliçi është furnizuar me dokumente nga Ahmetaj për të bërë denoncimet për inceneratorët, gjë që ky i fundit e mohoi kategorikisht.

Në përfundim, Haxhiu e këshilloi Këlliçin që të ruajë veten dhe të mos bashkëpunojë me Ahmetajn. Analisti theksoi se ky nuk është kërcënim, por u rezervua të shpjegonte më tej arsyen e kësaj këshille.

Ruaje veten sot e tutje, kaq po të them. Ruaje veten, nuk ka kërcënim por ruaje veten. Nuk është mirë që të kontaktosh gjithmonë me Arben Ahmetajn. Ki kujdes thashë mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn”, u shpreh Baton Haxhiu.

/tvklan.al