Drejtuesve të Bayern duket se i është sosur durimi me Joshua Kimmich. Futbollistit të cili luan prej 10 vitesh me bavarezët i ishte propozuar një rinovim i kontratës që përfundon më 30 Qershor, por nuk ka pati një përgjigje.
Kjo ka bërë që oferta të tërhiqet sipas BILD e Sky Sport. Kimmich ishte në planet e klubit për të vijuar bashkëpunimin ashtu siç u bë me Manuel Neuer, Jamal Musiala e Alphonso Davies, por duket se mesfushori nuk ka qenë i të njëjtit mendim.
Rinovimi nuk ka ndodhur edhe pse ka qenë me kushte më të mira financiare se aktuali. Menjëherë kanë nisur spekulimet duke vendosur të të ardhmen e tij Premier League apo La Liga.
Tv Klan