Posterat e përgatitura për fushatën e kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës Besnik Mustafaj sot kanë përfunduar. Megjithës Mustafaj nuk ka dashur të publikojë që sot posterat e parë, kamerat tona kanë arritur të fokusojnë disa pamje të tyre. Këto postera priten të afishohen nesër herët në mëngjes në të gjithë kryeqytetin. Po sot Besnik Mustafaj ka kryer një takim me Ambasadorin Francez.
Ai i ka parashtruar këtij të fundit programin e tij për Tiranën si dhe ka shprehur disa kërkesa:
“U ndala në projektin tonë për rindërtimin e një zone industriale në Tiranë dhe nevojën e pranisë së biznesmenëve francezë sa më shumë, duke patur parasysh dhe lehtësirat që do t’u krijojmë. Së dyti me Ambasadorin Francez u ndala në nivelin e shkëmbimeve kulturore që ka Tirana me Francën, në mundësinë dhe dëshirën tonë për t’i zhvilluar më tej këto marrëdhënie ku një pikë kryesore do të jetë projekti ynë për të restauruar dhe për të ruajtur të gjitha shtëpitë e Tiranës që kanë më shumë se 80 vite jetë. Ambasadori më siguroi se të gjitha dëshirat e mia ishin të ligjshme dhe që bëjnë pjesë në 1 dëshirë të përgjithshme për t’a parë Tiranën ndryshe.”/tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego