Ben Blushi: “Ne jemi në një emergjencë zgjedhore, e cila detyrimisht i kërkon dikujt që do të shkojë të votojë kundër Sali Berishës një kartë ose një pasaportë. Ai që nuk ka asnjërën nga të dyja nuk mund të shkojë në 28 Qershor të votojë kundër Sali Berishës dhe shumica e shqiptarëve duan të shkojnë të votojnë kundër Sali Berishës me kartë apo pasaportë dhe kjo të realizohet me çdo kusht. Megjithatë do t’ju them një gjë për të gjithë ata që besojnë që karta është e shtrenjtë dhe unë jam i bindur që 12 mijë lekë të vjetra është shtrenjtë për të blerë një kartë zgjedhore, por 12 mijë lekë të vjetra është shumë pak për ta hequr Sali Berishën nga pushteti. 12 mijë lekë të vjetra është shumë lirë për të shkuar në datën 28 Qershor dhe për të votuar kundër varfërisë.”/tvklan.al