Pranoi të dëshmonte para komisionit hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u rithye në godinën e Kryesisë së Kuvendit me pranga në duar, por që kishte zgjedhur t’i mbulonte me xhaketën e tij.

Edhe pse ishte zyrtarisht dita e fundit e mandatit të këtij komisioni hetimor, Beqajt iu desh të presë disa orë pasi kërkesa e tij për prezantim me foto e video sesi e gjetën socialistët shëndetësinë në vitin 2013 nuk u pranua nga opozitarët me në krye Albana Vokshin.

Pjese e debatit ishte edhe kërkesa e opozitës që të shtyhet edhe një herë mandati i komisionit hetimor.

Demokratët kërkojnë që të thirren në cilësinë e dëshmitarit kryeministri Edi Rama dhe sipërmarrësja e kontratës koncesionare të Check Up Vilma Nushi, por socialistët kanë këmbëngulur në refuzimin e tyre disa mujor të kësaj kërkese.

Klan News