Ka qenë një seancë e tensionuar ajo në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku dëshmoi biznesmeni Ylvi Beqja.

Në cilësinë e  personit nën hetim, por edhe dëshmitarit të mbrojtur Beqja i ka qëndruar dëshmisë së tij se është shantazhuar dhe kërcënuar me qëllim dhënien e 30 % të ish-hotel Vollgws dhe 541 mijë eurove Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Kjo situatë sipas dëshmisë së Beqajt e ka detyruar të kërkojë ndihmën e Prokurorisë dhe të tregojë gjithçka që i ka ndodhur. Beqja tregoi se pasi vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë i janë ofruar 7 milion euro në këmbim që të tërhiqet nga kallëzimi ndaj grupit të Shullazit. 

Por pavarësisht kësaj të pandehurit pretendojnë se provat ndaj tyre janë manipuluar qëllimisht nga Prokuroria. Për këtë arsye ata kanë kallëzuar penalisht dy prokurorët Ened Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj për falsifikim të dokumetave dhe shpërdorim detyre.

/Tv Klan