Kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar projektin e Edi Ramës për ndërtimin e kullave për administratën publike, duke e akuzuar për shfrytëzimin e tokave publike për përfitime personale.
“Po e morët vesh se çfarë vendosi sot? Të përdorë trojet publike për të ndërtuar me privat kullat e tij. Dhe aty do strehojë edhe disa agjenci shtetërore. O miq, po në qoftë se ka një gjë me tepri, në qoftë se ka një gjë që për hir të së vërtetës krahasohesh me shumë e shumë vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Shqipëria, është kompleksi qeveritar i trashëguar. Po çfarë do të thuash mor? Se u trashëguan nga koha e komunizmit, po ato janë kryevepra të arkitektëve italianë më të mirë të kohës. Po ku ke hall agjencish ti mor, ti ke hall të vjedhësh katet e ndërtimit mbi tokë publike”.
Tv Klan