Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Besnik Mustafaj: “Ne bashkohemi me kriteret që ka NATO për anëtarësimin e vendeve të reja, që janë dy llojesh, ndërtimi i një shteti ligjor, përmes reformave të thella, për të ngritur dhe implementuar institucione të qëndrueshme të shtetit të së drejtë dhe së dyti, reformat për ta përshtatur ushtrinë shqiptare në standardet e një ushtrie moderne, një ushtrie që t’i shërbejë sigurisë kombëtare, si dhe sigurisë në përgjithësi. Ne shprehi shqetësimin tonë, pse mazhoranca e sotme dhe veçanërisht qeveria e PS, ka sabotuar në mënyrë sistematike të dy këto akse mbi të cilat do të duhet të ecte Shqipëria. Ne bashkohemi me të gjitha kritikat konstruktive dhe pa kompromis, që vendet anëtare të NATO-s dhe veçanërisht SHBA, i kanë bërë në vazhdimësi qeverisë shqiptare, si penguesja e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO”./tvklan.al