Efektet e famës tek Beyonce janë si ato të izolimit në një qeli burgu dhe kjo është arsyeja pse këngëtarja dëshiron të zhduket nga sytë e publikut.
Në një intervistë të re me revistësn GQ për të promovuar linjën e saj të re të uiskit, 43-vjeçarja u shpreh se pikërisht për shkak të kësaj ndjesie që krijon fama ajo shpesh zhduket nga sytë e publikut.
Vetë artistja e hitit “Texas Hold’Em” përpiqet ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së mediave të huaja private dhe bën shumë pak intervista apo paraqitje në tapetin e kuq.
Një nga paraqitjet e vetme publike që ajo ka bërë deri më tani këtë vit ishte në ndarjen e çmimeve Grammy në shkurt, ku ajo nuk mundi të merrte çmimin albumin e vitit.
Në intervistën e saj, Beyonce tha se, pavarësisht se është një nga njerëzit më të famshëm në botë, ajo bën çmos për të bërë një jetë normale për veten dhe familjen e saj.
Klan News