Presidenti në largim Joe Biden dhe Zonja e Parë kanë organizuar një darkë në Shtëpinë e Bardhë për të falenderuar mbështetësit.

Në një fjalim para të pranishmëve, Biden vlerësoi arritjet gjatë administratës së tij.

“Një gjë që kam besuar gjithmonë në lidhje me shërbimin publik, dhe veçanërisht presidencën, është rëndësia e të pyeturit vetes, a e kemi lënë vendin në gjendje më të mirë sesa e kemi gjetur? Mund të them me gjithë zemër se përgjigjja e kësaj pyetjeje është një ‘po’ e madhe për shkakun tuaj”.

Fjalimi i tij u prit me duartrokitje dhe ai u shpreh se të qënurit President i Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi i jetës së tij.

Një moment tjetër i rëndësishëm i mbrëmjes ishte ai kur Zonja e Parë vlerësoi vitet e shërbimit të Biden në politikën amerikane.

81-vjeçari u emocionua e madje u përlot.

Me ndihmën e një anëtari të stafit ngritën edhe një dolli së bashku.

Biden do të përfundojë mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 Janar 2025, si Presidenti më i vjetër amerikan.

Klan News