Nisin magjitë e qiellit! Nga nata e 13 Dhjetorit nisën yjet që bien, në gjuhë shkencore Geminidi dhe do na shoqërojnë deri në ditët e Krishtlindjeve. Koha e duhur për të ngritur sytë e për të shprehur një dëshirë, pasi do ketë shi meteorësh e do arrijnë të bien edhe rreth 120 në orë.
Geminidi janë “bij” të asteroidit 3200 Phaeton, por që shpesh i ngjan më shumë një komete. Shumë kohë më parë, ky asteroid mund të jetë përplasur me një tjetër trup qiellor, nga ku u provokuan këto copëza që Toka i përshkon çdo vit në të njëjtën periudhë, e që duke u përplasur me atmosferën tonë, shkaktojnë magjinë e yjeve që bien e shkëlqejnë qiejtë.
Ky asteroid u zbulua në vitin 1983 dhe është parashikuar që në vititn 2028 do të nisë mision japonez Destiny+ për ta studiuar nga afër.
Klan News