Bilanc tragjik nga bombardimet izraelite në gjithë Libanin, si hakmarrje ndaj raketave të hedhura të Dielën nga Hezbollahu në veri të Izraelit. Ministri i Shëndetësisë i Libanit tha se ishin vrarë 492 njerëz, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 39 gra dhe mbi 1645 u plagosën.

Ndërsa bombardimet vazhdonin në terren, ushtria izraelite lëshoi ​​një paralajmërim të hënën duke u thënë banorëve të zonave kufitare në Liban që të evakuohen sa më parë. Paralajmërimi u shoqërua me një hartë me një vijë të kuqe rreth luginës së Bekaas, ku ushtria izraelite tha se Hezbollahu po ruante armë dhe po e përdorte si bazë për sulmet me raketa ndaj izraelit.

Ndërkohë në një deklaratë të bërë këtë të hënë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi popullit të Libanit që të “dalë nga rruga e keqe” dhe të largohet nga shtëpitë para mëngjesit të së martës, duke paralajmëruar kështu intensifikim të bombardimeve.

“Lufta e Izraelit nuk është me ju. Është me Hezbollahun. Ndaj duke filluar nga ky mëngjes, ju bëj thirrje që të largoheni nga rreziku. Merreni seriozisht këtë paralajmërim. Mos lejoni që Hezbollahu të rrezikojë jetën tuaj dhe të dashurit tuaj”.

Në frontin diplomatik, presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po bën gjithçka të mundur për të ndaluar përhapjen e konfliktit, ndërsa Uashingtoni dërgoi trupa dhe mjete shtesë në Lindjen e Mesme.

Tv Klan