Yjet më të njohur kanë vlerësuar figurën e monarkes britanike
Edhe yje të showbizit kanë reaguar për humbjen e mbretëreshës Elizabeth. Këngëtari Harry Style nderoi mbretëreshën më jetëgjatë.
“Ju lutem bashkohuni me mua në një raund duartrokitjesh për 70 vjet shërbim,” tha ai. Më pas Styles filloi të duartrokiste dhe iu bashkua 20,000 personave që po nderonin mbretëreshën.
“Faleminderit, Madison Square Garden,” tha ai më pas.
Shkrimtarë, aktorë dhe yje të sportit i kanë bërë nderime mbretëreshës.
Aktori Daniel Craig, i njohur për rolin e tij si James u shpreh se mendimet e tij shkojnë me familjen mbretërore, ata që ajo donte dhe të gjithë ata që e donin atë.
Yje të tjerë për të nderuar monarkën ishin Elton John , Mick Jagger, Sir Mo Farah dhe Helen Mirren.
“Në fëmijërinë time mund të kujtoj se kam parë momentet kryesore të dasmës së saj në TV. E kujtoj si një vajzë të bukur, për gjyshen shumë të dashur të kombit. Ngushëllimet e mia më të thella janë me familjen mbretërore.” shkroi në Twitter këngëtari i Rolling Stones, Jagger. Ndërsa Janet Jackson postoi një fotografi të saj duke shtrënguar duart me Mbretëreshën.
Edhe këngëtarja e njohur Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së Mbretëreshë Elizabeth II. Në foton e publikuar nga Dua Lipa, mbretëresha shihet gjatë kurorëzimit të saj.
Klan News