Lajme Arkiva 2003
Spartak Braho: Nga 30 delegatë që janë zgjedhur jashtë rretheve të tyre, jashtë qendrave të banimit, kam përjashtuar vetëm unë. Mesa duket, ju e dini, bëhet fjalë vetëm për mua.
Gazetarja: Edhe zonja Meksi. Pse mendoni se jeni vetëm ju?
Spartak Braho: Po zonja Meksi është pro Nanos.
Gazetarja: Do jetë ndonjë masë kundër saj?
Spartak Braho: S’ma ha mendja sepse përgjithësisht delegatët po seleksionohen.
Ermelinda Meksi: Ka një spekulim shumë të madh sepse unë jam delegate e Konferencës së Tiranës, jam propozuar në disa konferenca të vendit të jem delegate. Për të mos fyer ato konferenca, sigurisht nuk pata ndonjë qëndrim, por realisht nuk ka asgjë zyrtare që unë jam delegate e një konference, sepse atje ku kam qenë e deleguar e kam shmangur vetë. Jam delegate e Tiranës ku nuk kam asnjë lloj shqetësimi sepse pres të konfirmohem për hir të asaj pune të madhe që është bërë nga unë personalisht dhenta qeveria në pushtet. Për sa i përket komisionit askush nga ne nuk ka vend të diskutoj sepse vendimet e tij janë të apelueshme./tvklan.al