Brenda burgut të sigurisë së lartë, atij të Peqinit ka kishë dhe xhami për të burgosurit. Gazetari Blendi Fevziu ka vizituar këto 2 objekte kulti në sajë të një reportazhi të realizuar nga emisioni “Opinion” në Tv Klan.
Fevziu ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, i cili ka thënë se komunitetet fetare vijnë një herë në javë në kishë dhe në xhami. Në vizitën që ka pasur në kishë, Fevziu ka thënë se ajo është më e çuditshmja që ka parë ndonjëherë për faktin që ndodhet në një burg të një sigurie të lartë.
Admir Abrija: Këtu sapo hymë në ambientin e kultit, tek kisha. Komunitetet fetare vijnë dhe organizojnë aktivitetet social-kulturore. Për shembull mund të organizohet një meshë, vjen që nga Imzot Arjan Dodaj, kreu i Kishës Katolike, këtu në këtë burg që bëjnë mesha. Pastaj kemi edhe ambientin e kultit që është xhamia. Ai vjen çdo ditë të premte këtu. Të gjithë komunitetet fetare 1 herë në javë janë këtu. Përveç aktiviteteve social-kulturore që ne organizojmë me organizata të ndryshme në vend. Janë sipërfaqe të konsiderueshme në shërbim të saj.
Blendi Fevziu: Kjo është kisha më e çuditshme që mund të keni parë ndonjëherë. Është kishë në burgun e Peqinit, burgun e sigurisë së lartë.
Gjatë vizitës në xhaminë e bugut të Peqinit, drejtori Abrija është shprehur se objekti i kultit është projektuar për të qenë xhami.
Admir Abrija: Kjo është xhamia e burgut. Është projektuar për të qenë objekt kulti. Këtu ka një imam sipas një marrëveshje me Komunitetin Mysliman, ai vjen dhe mban ligjëratat e caktuara gjatë ditës së premte apo kur ka festa të ndryshme. Mbushet xhamia.
Blendi Fevziu: Edhe kjo është një ndër xhamitë më të rralla që mund të shohësh në botë. Xhamia brenda burgut, e projektuar për të qenë xhami me gjithë kupolën me gjithë pjesën ku qëndron imami dhe e gjitha e shtruar.
/tvklan.al