Macja e racës “maggy” që konsiderohet si macja më e vjetër në botë ka ngordhur në moshën 33 vjeçare. Ajo quhej shpesh si “breshka me gëzof” për shkak të jetëgjatësisë së saj.
E lindur në vitin 1991 “Rosie” ishte mbajtësja jozyrtare e titullit të “macja më e vjetër në botë”, duke i lënë këtë titull një maceje tjetër “Flossie” nga Kent e lindur në vitin 1995.
Rosie mbushi 33 vjeç më 1 Qershor të këtij viti dhe ndërroi jetë në moshën ekuivalente 152 në vite njerëzore.
Lila, e cila e adoptoi Rosie kur ajo ishte vetëm një kotele shprehet se i mungon shumë macja e saj.
“Më mungon shumë. Ajo nuk ishte shumë mirë dhe një ditë sapo hyri në korridorin e shtëpisë u shtri dhe ndërroi jetë. Kisha shumë kujtime dhe jam mirënjohëse që kemi kaluar kohë të dyja së bashku.”/tvklan.al