Pas Greqisë edhe Bullgaria është kërcënuar se do ta pengojë integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, për shkak të arrestimit të një qytetare të Maqedonisë me përkatësi etnike bullgare.
Spaska Mitrova, nga Gjevgjelia është dënuar me arrest tre mujor nga gjykatat maqedonase me pretekst se nuk e ka lejuar ish-bashkëshortin e sajë ta vizitojë vajzën e tyre 2-vjeçare.
Mirëpo shoqata e bullgarëve në Maqedoni ka akuzuar gjykatat maqedonase se e kanë dënuar Spaska Mitrovën vetëm për shkak të deklarimit të sajë si bullgare dhe synimit për ta rritur vajzën e sajë në frymën bullgare.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Jashtme Bullgare e cila ka dorëzuar notë proteste në ambasadën e Maqedonisë në Sofje me të cilën paralajmëron se Bullgaria do ta vlerësojë rrugën e Maqedonisë në strukturat veri-atlantike edhe në bazë të sjelljes ndaj qytetarëve me përkatësi etnike bullgare.
Analistët politik në Maqedoni vlerësojnë se kontesti më i ri i Maqedonisë me Bullgarinë është në vazhdën e hapjes së kontesteve me gjithë fqinjët e sajë.
Arben Ratkoceri: “Këto pasoja janë si shkaku i problemeve të mëdha politike që ka vendi. Kujtoj problemin me Greqinë. Problem shumë i madh nga sot kemi problem si duket edhe me Bullgarinë, e cila përmes ministrisë së jashtme, ka reaguar për çështjen e bullgarëve në Maqedoni. Madje kërcënohet se mund të përdori edhe veto. Me Serbinë e dimë problemin në kontinujtet që e përcjellë me çështjen e Kishës Ortodokse, me Kosovën akoma nuk janë vendos marrëdhëniet diplomatike si edhe çështja e demokracionit nuk dihet dhe problemi kryesor dhe më i madh çështjes shqiptare në Maqedoni”.
Mersel Bilalli: “Ekziston mundësia që edhe kjo të mund të jetë pjesë e arsenalit për ngushtimin e rrethit të strukturave qeveritare të Maqedonisë që definitivisht gjejnë zgjidhjet me Greqinë”.
Për shkak të kontestit të sajë me Greqinë rreth çështjes së emrit, Maqedonia nuk u pranua në NATO.
Në ndërkohë Maqedonia ka konteste edhe me fqinjët tjerë të sajë: me Bullgarinë lidhur me çështjen e gjuhës, me Kosovën ende nuk ka përfunduar caktimi i vijës kufitare, kurse me Serbinë lidhur me çështjen e autoqefalitetit të kishës maqedonase.
Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al