Shqipëria do të ketë rrjetin 5G në Shqipëri në 3 vitet e ardhshme. Kështu ka deklaruar Peter Fekete, CEO i kompanisë 4iG, që zotëron kompaninë One në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Fekete tha se rrjeti 5G mundëson internet më të shpejtë dhe mbulimi i Shqipërisë do të bëhet në 2-3 vitet e ardhshme. Fillimisht implementimi do të bëhet në qytetet më të mëdha të vendit e më pas do të shtrihet në tërësinë e territorit.
Peter Fekete: 5G është e rëndësishme sigurisht. Duhet të investojmë për faktin që turizmi dhe popullsia po rriten. Duhet të kemi një mbulim më të mirë me cilësi të lartë. Shpresojmë se agjencia do të lirojë frekuenca, të cilat do të mund t’i blejmë për të investuar në rrjetin 5G.
Blendi Fevziu: Kur mund të kemi rrjetin 5G në Shqipëri? E keni parashikuar këtë?
Peter Fekete: Besoj se në dy-tre vitet e ardhshme.
Blendi Fevziu: Në dy-tre vitet e ardhshme do të kemi internet më të shpejtë. Është një gjeneratë tjetër e internetit.
Peter Fekete: Saktë, por duhet të kemi parasysh se gjithçka kërkon kohë. Do të fillojmë paraprakisht me qytetet e mëdha, aty ku kërkesa është më e lartë. Dy-tre vite do të na duhen për të mbuluar gjithë vendin me rrjetin 5G.
/tvklan.al