BE-ja do të preferonte Kamala Harrisin mbi Donald Trump-in si presidentin e ardhshëm të SHBA-së për shkak të qëndrimit të saj për çështjet nga tregtia tek mbështetja për Ukrainën, thonë analistët. Një fitore për kandidaten demokrate dhe zëvendëspresidente Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së do të mirëpritet gjerësisht në Evropë.
Ndërsa miliona amerikanë votojnë politikë-bërësit evropianë do të konsiderojnë se si zgjedhjet mund të ndikojnë në marrëdhëniet tregtare dhe sigurinë e kontinentit, si dhe rezistencën e Kievit kundër Rusisë.
“Në përgjithësi, ne mund të supozojmë se në nivelin evropian, në nivelin shumëpalësh, në nivelin e politikës së jashtme globale, do të jetë një vazhdimësi e asaj që Joe Biden ka bërë deri më tani”, shprehet Serge Jaumain, profesor në Université Libre de Bruxelles (UBL).
Një nga çështjet më të nxehta në lidhje me marrëdhëniet SHBA-BE për presidentin e ri do të jetë ndihma për Ukrainën. Uashingtoni i ka ofruar Ukrainës dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe financiare më shumë se çdo aleat tjetër që kur Rusia nisi agresionin në shkurt 2022.
Bart Szewczyk, një analist shprehet se “sfida e përbashkët” për SHBA-në dhe Evropën ishte të ndihmonin Ukrainën duke “siguruar vazhdimësinë e dërgesave të armëve dhe ndihmës financiare”. Për çështjet tregtare, Harris si presidente do të ishte një propozim më i drejtë për Evropën sesa Trump, i cili është zotuar të vendosë tarifa 10% për importet nga të gjitha kombet dhe 60% tarifa për importet nga Kina.
Kjo do të kishte një ndikim të madh në tregtinë BE-SHBA, me Trump që paralajmëroi muajin e kaluar se BE-ja do të “paguante një çmim të madh” nëse ai fitonte zgjedhjet.
Klan News