Itinierari i emisionit “Opinion” në Tv Klan përgjatë burgut të Peqinit ndalet në kuzhinën e burgut. Kuzhinierja i shpjegon gazetarit Blendi Fevziu se si është përcaktuar menuja për të burgosurit dhe çfarë përfshihet në vaktet e tyre. Veç stafit, aty janë integruar edhe të burgosur që punojnë 8 orë në ditë si ndihmës.
Blendi Fevziu: Çfarë u gatuani?
Kuzhinierja: Gjellë me perime, me mish.
Blendi Fevziu: E kanë një menu të caktuar ditë për ditë?
Kuzhinierja: Po, menu ditore.
Blendi Fevziu: Sa herë ndërron?
Kuzhinierja: E ndërrojmë çdo ditë.
Blendi Fevziu: Çdo javë e kanë të ndryshme, pastaj rifillon prapë javën e ardhshme. Pra e kanë një menu gjatë javës.
Kuzhinierja: Gjatë javës, por janë çdo ditë të ndryshme.
Blendi Fevziu: Si jeni? Si kalon? Si jeni? Si ia çoni? Mirë? Sa nga ju janë të dënuar?
Kuzhinierja: Këta të dy janë kuzhinierë, këta janë të dënuar.
Blendi Fevziu: Si jeni? Sa je dënuar?
I burgosuri: Me burgim të përjetshëm.
Blendi Fevziu: Po sa orë punoni këtu?
I burgosuri: 8 orë.
Blendi Fevziu: Paguhen?
Admir Abrija: Paguhen me 25% të pagës minimale, pra ne këta i paguajmë 10 mijë lekë të reja në muaj për të punuar 8 orë.
Blendi Fevziu: Ndihmës në kuzhinë apo bëni edhe punë të tjera?
I burgosuri: Edhe punë të tjera.
Të burgosurit kanë rreth 7 vite që vuajnë dënimin e përjetshëm.
Blendi Fevziu: Çfarë u jep për të ngrënë?
Kuzhinierja: Kjo është darka. Këtu ka fasule.
Blendi Fevziu: Tani çfarë u shërben për shembull, një pjatë fasule?
Kuzhinierja: Po, një pjatë.
Blendi Fevziu: Kjo është gjitha darka ë?
Kuzhinierja: Ka dhe djathin, fasule dhe djathë. Bukën e marrin që në drekë, por llogaritet.
Blendi Fevziu: Çaj, reçel dhe qumësht është mëngjesi.
Kuzhinierja: Dreka ka gjellë, makarona ose një ditë pilaf se kështu është menuja.
Blendi Fevziu: Ka dhe gjellë me perime dhe makarona? Dy pjata domethënë.
Kuzhinierja: Drekë kanë dy. Në darkë kanë fasule, gjellë dhe djathin. Qumështi, frutat, gjalpi një herë në 5 ditë se nuk kemi se si t’i ndajmë./tvklan.al