Pas sukseseve në mundje dhe në atletikë, sportistët e Sport Klub Tiranës vijojnë të dhurojnë rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ngjyrat Kuq e Zi. Këtë fundjavë ishte skiatorja Lara Colturi, e cila garon për Shqipërinë, arriti të kualifikohet në finalen e slalomit gjigand në Solden të Austrisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vëmendja ndaj sportistëve po jep rezultatet e pritshme.

“E filluam këtë verë në Paris, ku dy mundësit tanë sollën medaljet e para olimpike për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur sot që mbështetja e Bashkisë së Tiranës, me Larën, kampionen tonë, e ka çuar atë në 16 më të mirat e botës. Jam shumë i lumtur që politikat tona sportive në Shqipëri, e sidomos të Bashkisë së Tiranës, na kanë nderuar me gocën tonë”.

Skiatorja që mbron ngjyrat “Kuq e Zi” është renditur e 16-ta në etapën inauguruese. Ndalesa e radhës është me 16 Nëntor në Levi të Finlandës.

Tv Klan