Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncon shkeljen më të fundit të kryeministrit Fatos Nano në lidhje me kompaninë angleze “British Petroleum” që furnizon me karburant të gjithë avionët në Rinas, sipas Berishës, kjo kompani ka nënshkruar një marrëveshje në vitin 1993 e më pas u miratua me vendim nr. 529 të Këshillit të Ministrave e do të kryente aktivitetin e saj në Shqipëri prej 15 vjetësh. Ka disa muaj që kjo kompani ka ndërprerë furnzimin e avionëve me karburant pasi këtë detyrë po e bën një kompani tjetër “Albania Airlines”. Me këtë veprim kryedemokrati Berisha shprehet se Nano kërkon të largojë “British Petroleum” pasi interesat e tij shihen te shoqëria tjetër “Albania Airlines”.
Sali Berisha: “Vetëm gangësterët me pushtet mund të veprojnë në mënyrë të tillë. Nga qershori deri sot, nën angazhimin direkt të kryeministrit, nëpërmjet Dhimitër Raftit janë licensuar, jo një, po disa kompani të tjera; kanë dhunuar ekskluzivitetin e kompanisë së madhe britanike dhe një përpjekje për të larguar nga Shqipëria një nga tre kompanitë e mëdha ndërkombëtare që vendosi investimin e saj në Shqipëri që në fillim.”
Një shqetësim i tillë për shkelje të marrëveshjes është bërë e ditur nga vetë administratorët e “British Petroleum”, të cilët i kanë dërguar një letër kreyministrit Nano. /tvklan.al