Në episodin e sotëm të Love Island Albania, Iris dhe Everaldo janë parë më të afërt me njëri-tjetrin. Në një bisedë që kanë zhvilluar së bashku, ata kanë treguar më shumë për veten dhe se çfarë duan nga një marrëdhënie. Madje Everaldo ka bërë edhe një deklaratë të fortë.

Pjesë nga biseda:

Iris: Më the një gjë që më ka ngelur në mendje, kur ishe te salloni. Më the unë kam besim te ti, unë jam këtu, mund të bësh çfarë të duash por unë ose qëndroj me ty ose dal.

Everaldo: Unë po përqendrohem te ty, sepse unë kështu jam, përqendrohem te një person.

Iris: Është shumë deklaratë e fortë kjo që the.

Everaldo: Nuk është deklaratë e fortë, por është e vërtet.

Ndiqni episodin ditor të Love Island Albani, çdo ditë në orën 18:20 dhe ‘prime’ nën drejtimin e Luana Vjollcës të dielën në orën 21:00. /Love Island Albania