Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Komuniteti ndërkombëtar tepër i shqetësuar për situatën në Timorin Lindor është gati të ndërhyjë për rivendosjen e paqes. Para nisjes për një vizitë në Zelandën e Re, Presidenti i SHBA Bill Klinton i ka dërguar një mesazh tepër sinjifikativ Xhakartës zyrtare.
Indonezia është përgjegjëse për situatën e krijuar në Timorin Lindor për banorët e kësaj province dhe personelin e OKB-së të mbetur atje. Në qoftë se autoritetet indoneziane nuk arrijnë ta qetësojnë situatën në Timor, komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të ndërhyj për të rivendosur paqen e shkatërruar ka deklaruar Klinton në një konferencë për shtyp para nisjes.
Amerika mbase nuk mund të dërgoj forca ushtarake por ka premtuar për një mbështetje të fuqishme logjistike për një mision të mundshëm. Që nga dita që rreth 80% e qytetarëve të Timorit Lindor votuan për pavarësinë dhuna në këtë vend sa vjen e thellohet. Si pasoj e kësaj dhunë disa qindra vetë kanë qetur vdekjen dhe mijra të tjerë janë larguar nga qytetet për në zonat malore të provincës. Xhakarta zyrtare nuk mund ta pranoj shkëputjen e ish-provincës portugeze të firuar prej saj nëpërmjet luftimeve 23 vjet më parë./tvklan.al