Pavarësisht rrëzimit të kërkesës së tyre nga Komisioni Rregullator që në 11 Maj diaspora të votojë edhe me dokumentet biometrikë të vendeve ku jetojnë, demokratët insistuan sërish në Kuvend që mazhoranca të mos i mohojë emigrantëve një të drejtë kushtetuese.

“Maskarallëku që doni të lini pa votuar shtetasit shqiptarë ja keni mbyll dje derën…shqiptarë këta s’duan që ju të votoni”, tha Bylykbashi.

“E kemi thënë e stërthënë dhe vetë e dinë që është e pabëshme. Ça të aksesojmë në sistemet biometrike të SHBA e Kanadasë kush të lejon? Është e pamundur”, tha Balla.

Por Oerd Bylykbashi këmbënguli se modele të ngjashme janë aplikuar edhe në vende të tjera.

“Merren edhe automatikisht s’ka nevojë të shkohet në bazën e SHBA. Verifikohet nëse ky person ekziston dhe nëse kjo kalon u regjistrua”, tha Bylykbashi.

Për Damian Gjiknurin kërkesa e opozitës është thjesht alibi për humbjen e radhës në zgjedhje.

“Na qenka kjo shkelja nëse ju duhet për alibi këtë s’e ha njeri. debati na kujton Zhvejgun”, tha ai.

Ky debat vjen në një kohë kur Kuvendi ka ndezur dritën jeshile për zgjatjen e afatit për pajisjen me dokumente elektronike të emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ndonëse opozita pretendon të kundërtën, mazhoranca thotë se u garanton të drejtën e votës 520 mijë shtetas që u skadon afati i letërnjoftimeve deri në 11 Maj.

Tv Klan