Esati, një telefonues nga Vlora ndan në “Aldo Morning Show” në Tv Klan një shqetësim. Djali i tij po divorcohet nga bashkëshortja pasi kjo e fundit i thotë se nuk e do më. Sipas telefonuesit, çifti është i papërgatitur për jetën familjare.
Esat:Kanë 5 vjet që janë martuar dhe në një moment të caktuar i thotë nusja që unë ty nuk të dua më.
Aldo: Nuk të dua më, po.
Esat:Por arsyeja është… nuk dihet asnjë lloj arsyeje dhe përfundimisht sipas mendimit tim them që faji ngelet jetim gjithmonë, nuk e ka asnjë, ngelet në rrugë.
Aldo: Edhe aq pa arsye nuk është se është, më kupton?
Esat:Unë them që është thjesht rritja e mendjes në një moment të caktuar vajza thotë që unë qenkam më e mirë nga djali ose në harkun tjetër thotë djali jam unë më i mirë nga ajo.
Aldo: Nuk gjykohet mes dy fjalive, jam unë më i mirë apo je ti më i mirë, janë një sërë ngjarjesh.
Esat:Janë të papërgatitur për jetën./tvklan.al