T’ia nisësh nga e para nuk ka pse të ndodhë gjithmonë pas një disfate. Në rastin e blogeres së njohur të ushqimit, Kristi Jankut, gjithçka ka ardhur si një nevojë e brendshme. Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Kristi tregon se si iu desh të zhvillonte një “bisedë të ashpër” me veten për të kuptuar rrethanat dhe rrugëtimin e saj që më vonë të ndërmerrte një hap drejt përmirësimit.

Kristi Janku: Unë kam qenë si natyrë, gjithmonë një njeri që kam dashur të eksploroj më shumë për veten, të jem një version më i mirë i vetes dhe kjo dëshira për të përmirësuar veten më ka ardhur në një kohë të jetës time kur çdo gjë e kisha në rregull.

Jeta ime ishte shumë mirë, familjare,  personale, biznesi ishte shumë mirë, e kisha çuar në një pikë që nuk ishte në atë fazën e mbijetesës, ishte okej dhe aty kuptova që unë dua të përmirësoj veten time. Ndjeva një nevojë të brendshme që unë dua të përmirësohem dhe ta çoj në një tjetër nivel jetën time. Dhe aty pastaj ti fillon… gjërat nuk ndodhin rastësisht, gjërat ndodhin sepse ti je gati të ndodhin.

Blogerja zgjodhi metodën “Theta Healing”, një formë meditimi ku udhëhiqesh nga një mjeshtër i posaçëm për ta realizuar. Kristi ndan një detaj të vogël nga gjithë aspektet që meditimi e ka ndihmuar të kalojë.

Kristi Janku: Për shembull, unë kam qenë gjithmonë një njeri që të keqen e kam paraprirë me mendje përpara. Nëse ti mund të më thoje “do vish në emision?”, po po ika unë në emision, po ndodhi kjo, po ndodhi dhe gjithmonë ti projekton atë gjënë e errët në thonjëza dhe pastaj ajo gjëja ndodh dhe manifestohet. Kjo ka qenë një nga gjërat që unë kam riprogramuar dhe unë shoh një ndryshim rrënjësor./tvklan.al