Luka Donçiç hakmerret për atë largim të papritur nga Dallas. Slloveni ishte fenomenal me një triple-double në ndeshjen e parë ndaj Mavericks, duke kompletuar një prej sfidave më të mira në karrierë.

I motivuar maksimalisht ndaj ish-skuadrës së tij, Donçiç ai shënoi 19 pikë, 15 rebaund dhe 12 asistime.

Një performancë që i jep fitoren Los Angeles Lakers, që triumfoi me shifrat e përgjithshme 107-99.

Triple-double i 81 në karrierë për Donçiç, 80 prej të cilave me fanellën e Mavericks në një natë emocionale për superyllin slloven.

Kontributi ishte i madh edhe nga LeBron James, me 27 pikë e 12 rebaund. Ndërkaq në radhët e Dallas shkëlqeu Irving me 35 pikë, por të pamjaftueshme për të fituar sfidën.

Bashkëpunimi Donçiç-LeBron James dha frytet e duhura te Lakers, që regjistroi fitoren e tretë radhazi dhe të 15-n në 19 ndeshjet e fundit në NBA.

Falë kësaj ecurie, Lakers ngjiten në vendin e katërt të Konferencës së Perëndimit, ndërsa Dallas pëson humbjen e dytë radhazi.

Klan News