Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka pranuar dorëheqjen e Presidentit në largim Thomas Bach, edhe nga pozicioni i tij si anëtar efektiv, duke filluar nga 23 Qershori.

Po në këtë datë, do të marrë zyrtarisht detyrën Presidenti i ardhshëm i institucionit, që do të zgjidhet më 20 Mars në Costa Navarino të Greqisë.

Gjermani u zgjodh si kreu i nëntë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar më 10 Shtator 2013 dhe më pas u rizgjodh në Mars të 2021-it.

Bach, ish-kampion olimpik në skermë në 1976, largohet nga detyra pas 12 viteve.

Referuar rregullores, 71-vjeçari mund të kishte qëndruar në këtë funksion deri në moshën 80 vjeçare.

Në garë për të marrë vendin e tij janë shtatë kandidatë.

Bach, javën e kaluar në Paris, tha se nuk do të kërkonte një zgjatje të detyrës së tij, pavarësisht kërkesës së bërë nga anëtarët e bordit ekzekutiv.

Klan News