Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të lexojë vendimin për Emilajno Shullazin dhe katër bashkëpunëtorët e tij. Togat e zeza janë tërhequr për përgatitur vendimin, i cili do të lexohet këtë të martë. Menjëherë avokatët e katër të pandehurve Gilmando Danit, Endrit Qyqjes, Endrit Zeles dhe Blerim Shullazit lexuan mbrojtjen.
Të gjithë mohuan akuzat duke i quajtur të montuara provat e paraqitur ne proces nga prokuroria. Gjatë leximit të pretencës rreth një muaj më parë prokuroria kërkoi 64 vite burg në total për 5 të pandehurit.
Konkretisht për Emiljano Shullazin u kërkuan 17 vite burg, 15 për Gilando Danin, 11 për Endri Qyqjen dhe Endrizeln, ndërsa për Blerim Shullazin 10 vite heqje lirie.
Tv Klan