Java do të nisë nën ndikimin e hënës së plotë në Akrep çka do të sjellë ngarkesa të mëdha emocionale për shenjat. Në parashikimin e së hënës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia shprehet se do të mbizotërojnë ndjenjat e kontrollit dhe xhelozisë.

Chrysanthi shton se data 27 do të jetë momenti kur Mërkuri do të kthehet sërish në vijë të drejtë,  por për tre ditë do të duhet që të  tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të vlerësojmë gjërat si duhet.

Chrysanthi Kalogeri: Është një javë shumë e rëndësishme kjo. Në datën 24 kemi hënën e plotë në shenjën e Akrepit, një situatë ku do të jetë pak e mbingarkuar nga ana emocionale, do të kemi ndjenja të çuditshme, disa gjëra do t’i dramatizojmë më shumë sesa duhet, një shqetësim, një ankth dhe nuk përjashtohet mundësia, të gjitha gjërat që kemi folur në fillim të muajit, eklipsi, takimi i Jupiterit me Uranin mund të sjellin ngjarje pak para hënës së plotë. Atmosfera e  ngarkuar që kemi përjetuar mund të shpërthejë dhe të shohim ngjarje që mund të na shqetësojnë pak. Në fushën socio-politike do të na preokupojnë çështje financiare e ekonomike dhe tendencat për të sunduar zonat e influencës.

Në jetën tonë do të kemi ndjenja për të sunduar, kontrolluar, ndjenja xhelozie ndaj të jemi më të kujdesshëm me to dhe ndjenjat si vlerësojmë apo trajtojmë situatat. Nga data 25-27 Mërkuri kthehet në kurs të drejtë, gjë që do të lehtësojë përditshmërinë, komunikimin, idetë do të jenë më të qarta dhe nga data 27-30 është një periudhë e rëndësishme ku situata do të jetë pak manipuluese dhe mashtruese, por duhet të jemi të kujdesshëm, të mos ngasim makinën nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve të tjera, të kemi kujdes me ushqimin sepse mund të jemi më të ndjeshëm ndaj helmimit, alergjisë si dhe mos ndërmerrni iniciativa financiare. Vlerësoni gjërat në përmasat reale, mos idealizoni por as mos nënvlerësoni.

Dashi – Fokusohuni në sferën financiare dhe kryesisht në detyrimet ndaj të tjerëve. Mos hyni në broxhe dhe mos jepni. Trajtoni me kujdes dhe vlerësoni mirë sugjerimet nga miqtë apo njerëz të rrethit social me qëllim një iniciativë financiare. Kapni shanset që paraqiten në sferën financiare sepse do të vazhdoni të keni dhe kujdes me lëvizjet sepse mund t’ju kushtojë. Mërkuri në shenjën tuaj do ju japë mundësinë të shihni gjërat më qatë, idetë t’i keni më të pastra por edhe të kontaktoni njerëz që të promovoni punën dhe qëllimet tuaja. Kujdes nga data 27-30 me shëndetin dhe mos u implikoni në  prapskena, biseda të paqarta që mund t’ju vënë në vështirësi më vonë apo që nuk është e qartë.

Demi – Një periudhë e rëndësishme ku duhet të fokusoheni në marrëdhëniet personale e profesionale. Mund të ndieni më tepër presion nga njerëzit larg jush. Mos i çoni gjërat në limit nëse shihni se ajo marrëdhënie është e domosdoshme. Mos kërkoni gjëra nga eprorët tuaj dhe nga data 27 mendimet do të jenë më të kthjellëta, idetë më të qarta dhe mund të bëni një plan më të mirë për të ardhmen. Kujdes nga data 27-30 me miqtë, mos krijoni keqkuptime, mos hyni në biseda të tepërta dhe nëse ju premtojnë diçka të madhe, mbani rezerva sepse ndoshta do të merrni gjysmat ose asgjë. Në fushën emocionale, mund të idealizoni situatën ose të ndieni një zhgënjim. Jeni në fazë ndryshimesh dhe keni shumë shanse, përfitoni deri më 26  maj sepse këto mundësi vijnë pas 12 vjetësh.

Binjakët – Përqendrohuni në punë,  jetën e përditshme, organizojeni sa më mirë, futjuni punës edhe pse mund të ndiheni të lodhur dhe në formë jo shumë të mirë. Mos e tregoni veten dhe mos hyni në biseda ku të tjerët mund të kuptojnë që nuk jeni të gatshëm e në formë të shkëlqyer dhe këtë mund ta përdorin në favorin e tyre. Mërkuri, përfaqësuesi juaj nga daata 25-27 do të kthehet në kurs të drejtë dhe do të ndiheni më mirë. Qëllimet e synimet do të jenë më të qarta dhe komunikimi në rrjetin social dhe punën kolektive do të jetë më i mirë. Kujdes në sferën profesionale të lindurit në 10-ditëshin e tretë  të shenjës dhe në 4-5 ditët e fundit nga njerëzit që ju bëjnë lajka sepse mund të duan diçka nga ju. Jini sa më të disiplinuar në punë, kujdes ndaj ekspozimeve dhe vlerësoni mirë situatat në jetën personale e profesionale.

Gaforrja – Situata dhe klima është disi erotike dhe me një pasion të veçantë që mund të ketë pak xhelozi, tendenca kontrolli dhe sundimi më të theksuara. Ju preokupon një çështje ekonomike, që lidhet me fëmijën ose plotësimi i dëshirave mund t’ju bëjë t’u impononi të tjerëve mendimet dhe dëshirat tuaja. Kujdes në mënyrën si do t’i trajtoni këto çështje, marrëdhëniet tuaja dhe në fushën profesionale e jetën sociale, nga data 27 hapet më mirë rruga për një komunikim më të mirë, biseda e kontakte që do të sjellin lulëzim e zhvillim. Lajmet që do të merrni nga larg, udhëtimet që mund të vendosni të bëni, vlerësojini mirë. Vlerësojini mirë lajmet që kanë të bëjnë me shkresa, çështje ligjore dhe organizojeni mirë një udhëtim. Disa mund të shohin edhe realizimin e një ëndrre.

Luani – Fokusohuni te çështjet që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë, mund t’ju preokupojë pak më tepër ana psikologjike, shpirtërore, organizimi i zyrës e shtëpisë. Të gjitha këto do të jenë në varësi e kombinim me jetën sociale, punën e karrierën tuaj. Duhet të sillni një ekuilibër midis aksit familje-shtëpi, karrierë-punë, jetë sociale pasi do të keni një presion të ushtruar nga të tjerët si bashkëshorti, bashkëpunëtori, njerëzit me të cilët krijoni marrëdhënie. Më të kujdesshëm në marrëveshjet dhe negociatat financiare nga data 27-30, shmangini, evitojini dhe nëse doni ta kryeni një të tillë, lëreni për më vonë dhe keni shanse që të planifikoni më mirë të ardhmen dhe të bëni udhëtime që i kishit në mendje dhe ishin të penguara.

Virgjëresha – Hëna e  plotë në Akrep zhvillohet në pjesën e jetës tuaj që ka të bëjë me komunikimin,  promovimin e punës, planeve dhe të gjitha këto, me rikthimin e Mërkurit në kurs të drejtë nga data 27, zhbllokohen dhe marrëveshjet lidhur me punën, anën ekonomike do i shihni më të qarta dhe mund të firmosni. Kjo do të ndodhë pas kësaj date sepse deri ën datën 30 është pak e vështirë për marrëdhëniet tuaja, bashkëpunimet dhe dueht të keni kudjes të lindurit në 10-ditëshin e tretë dhe në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Mos besoni premtimet dhe nëse dikush ju paraqitet, mendoni se gjetët fatin, shihini gjërat më realisht sepse mund të ndieni dëshpërim.

Peshorja – Fokusohuni në sferën financiare, mos bëni shpenzimet të tepruara sepse disa nga ju janë të dashuruar dhe ndoshta shpenzoni më tepër për të paraqitur veten më bukur apo për të kënaqur të dashurin tuaj. Jeni në një periudhë kur mund të përfitoni nga  mbështetja reale, financiare e të tjerëve. Në fushën e marrëhdënieneve dhe bashkëpunimeve qartësohen gjërat nëse ishte rikthyer dikush nga e kaluara, tani e dini se ku shkojnë gjërat. Mund të bëni kontaktet që doni për të promovuar qëllimet tuaja. Jini të kujdesshëm në përditshmëri dhe shëndet.

Akrepi – Një periudhë shumë e rëndësishme sepse me hënën e plotë në shenjën tuaj duhet të keni kujdes si i përjetoni gjërat, mos akumuloni mërzitje, urrejtje, inat, mos dramatizoni gjërat, shihini me qetësi. Zgjidhni me qetësi problemet në familje e shtëpi dhe kujdes me marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja, mbroni ato për të cilat jeni të itneresuar dhe nëse shihni që diçka nuk ecën,  jepini fund dhe kapni shanset e reja para jush. Kujdes në jetën emocionale, mund të përjetoni një situatë erotike që do ta idealizoni.

Shigjetari – Kujdesuni më tepër për shëndetin, çlodhjen tuaj, evitoni prapaskenat, intrigat, implikimin në situata të paqarta. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe kryesisht në 5 ditët e fundit. Nga data 27-30 kujdes në jetën personale, profesionale, probleme që mund të lindin në familje, mos lejoni që të bini psikologjikisht, mos mbi dhe nënvlerësoni situatat. Vazhdon të jetë një periudhë e mirë dhe krijuse për ju ndaj fokusohuni në atë pjesë që ju jep gëzim.

Bricjapi – Fokusohuni në qëllimet, synimet dhe njerëzit e rrethit tuaj social dhe kujdes në iniciativat që mund të ndërmerrni dhe kërkojnë shpenzim më të madh nga ana juaj. Jini të kujdesshëm se sa do të hidhni hapat e këtij investimi. Nga data 27-30 kujdes si përdorni fjalën në marrëdhëniet e bisedat.

Ujori – Një periduhë shumë e rëndsishme, fokusohuni në jetën sociale, karrierën tuaj dhe vendosni një ekuilibër mes punës, karrierës dhe problemeve në familje. Është një moment ku do të keni ndryshime, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës që do të jenë ndryshime thelbësore. Është në dorën tuaj deri në njëfarë mase që t’i çoni atje ku ju doni. Kujdes në iniciativat financiare.

Peshqit – Planet për të ardhmen, lajmet nga larg, një udhëtim që doni të bëni ju krijon një ankth e shqetësim më të madh këtë herë. Jini të kujdesshëm,  qartësoni gjërat në kokë dhe mos jetoni në botën tuaj të përrallave sidomos nga data 27-30. Jini me këmbë në tokë dhe kujdesuni për shëndetin e marrëdhëniet./tvklan.al